“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

Aktualitet

“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe

Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS.

“Qoftë fizikisht, por edhe në Skype/Zoom, kryetari i bashkisë duhet të jetë i pranishëm në mbledhje ku merren vendime të rëndësishme për Tiranën”, tha anëtar i këshillit PS, Halit Valteri.

Anëtari i Këshillit Bashkiak për PD, Dorian Teliti, thotë se të djathtët e duan Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy ato që ka bërë dhe nuk ka bërë për Tiranën: “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi të vijë, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i SPAK dhe i Drejtorisë së Burgjeve lidhur me kërkesën e këshilltarëve të majtë për ta pasur fizikisht Erion Veliajn në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion