Dështon votimi i qeverisë së re! Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosovë&Rajon

Dështon votimi i qeverisë së re! Kosova shkon në zgjedhje

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën.

Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Partitë që deri tani ishin në opozitë, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ishin kundër, ndërsa partia “Nisma” abstenoi.

Pas dështimit të votimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion