Shqipëria "goditet" nga përmbytjet! Ja si paraqitet situata në vend

Aktualitet

Shqipëria "goditet" nga përmbytjet! Ja si paraqitet situata

Kjo është pamja që ka lënë pas përmbytja e një dite më parë në familjen Sela, në Fushë-Mamurras. Uji është tërhequr, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, kryesisht në blegtori.

Në Mirditë si pasojë e shembjes së dherave janë bllokuar rrugët e disa fshatrave. Është shembur ura që lidh Fshatin Jezull me rrugën kryesore Sa herë ka shi, tregu industrial në Pogradec mbushet me ujë. Tregtarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të punojnë.

Pas reshjeve të dendura të së martës, Bashkia e Durrësit raporton 77 banesa, 19 biznese dhe 220 hektarë tokë bujqësore të prekura në Manzë, Sukth dhe Ishëm. Ujërat janë tërhequr dhe niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave, por banorët janë të frikësuar.

Rënie gurësh, dherash edhe inertesh raportohen edhe në Korçë e Librazhd. Në Kukës po ashtu disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar që nga e marta./ Top Channel

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion