Hetimi i SPAK për “21 Janarin”! Prokurorët kërkojnë çdo material hetimor për katër vrasjet e ndodhura në protestë

Aktualitet

Hetimi i SPAK për “21 Janarin”! Prokurorët

Kur ka nisur marrja në pyetje e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK i ka dërguar një kërkesë të dytë prokurorisë së Tiranës për 21 janarin.

Burimet e sigurta i thanë se grupi i hetimit të posaçëm drejtuar nga Alfred Shehu ka kërkuar çdo material që disponon organi i akuzës të kryeqytetit përfshi nëse ka pasur apo jo urdhër ndalime të tjera për katër vrasjet në bulevard që publikisht njihen si kërkesat ndaj grupit të zjarrit, vendimet e shpallura nga drejtuesja dhe dokumentet që lidhen me planin e masave, shoqërimet e protestuesve.

Një burim i tha TCH se dosja në themel e dërguar SPAK është ajo e hetimit të hapur prej vitesh ku u tentua të zbardhjes vrasja e Aleks Nikës, ndërsa vazhdon e pazbardhur edhe vrasja e protestuesit tjetër Hekuran Deda.

Javën e kaluar SPAK pyeti Hysni Burgajn ish drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit më 21 janar 2011  he Agron Kulicajn ish zv drejtor i përgjithshëm. 21 janari përfundoi në SPAK me urdhër të Gjykatës së Lartë mbas denoncimit të Rajmonda Nikës që kërkon të hetohet ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi ish komandant i gardës së republikës.

Këta të tre pritet të pyeten mbasi të shterohet çdo veprim tjetër hetimore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion