Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohen 3 persona në Tiranë

Aktualitet

Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas, dy prej tyre vëllezër, pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, në ambientet në pronësi të dy vëllezërve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion