Lufta kundër Covid-19, mbi 96 mijë kosovarë janë vaksinuar
Lajmifundit
/
13 Qershor 2021, 09:30
Kosovë&Rajon

Lufta kundër Covid-19 vijon me ritme të shpejta në Kosovë. Mësohet se deri tani, mbi 96 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas mediave kosovare edhe këtë dielë do vijojë fushata e vaksinimit, tek salla “1Tetori”.
Për këtë, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që kanë marrë një dozë të Covid, të paraqiten në qendrën e vaksinimit për të marrë dozën e dytë. Ndërsa, autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se në 24 orë e fundit janë kryer 3 mijë e 480 doza të vaksinës.


