Forcat turke neutralizuan 3 terroristë në Irak, sekuestruan disa armë

Bota

Forcat turke neutralizuan 3 terroristë në Irak, sekuestruan disa

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ka bërë me dije se forcat turke “neutralizuan” tre terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior, në kuadër të operacionit në vazhdim “Pençe-Simsek”. Mësohet se autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan disa armë.

Turqia nisi operacionet “Pençe-Şimşek” dhe “Pençe-Yıldırım” më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj. Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

ME TE LEXUARAT