Ulet numri i viktimave nga Covid-i, 3 vdekje dhe 156 raste të reja në 24 orët e fundit

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 humbje jete.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3079 testime, 696 të shëruar, 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 156 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 - 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (23 Prill 2021) Raste të reja ditore 156 Të shëruar në 24 orë 696 Të shtruar në spitale 155 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 3079 Testime totale 620,743 Raste pozitive 130,270 Raste të shëruara 104,278 Raste Aktive 23,625 Humbje jete 2,367 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 17882 Fier 2008 Durrës 876 Shkodër 731 Gjirokastër 565 Korçë 600 Vlorë 326 Dibër 205 Kukës 228 Elbasan 113 Berat 65 Lezhë 26