Ukraina dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare

Aktualitet

Ukraina dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje dypalëshe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare. Danimarka pas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës, iu bashkua përfundimit të një marrëveshjeje sigurie me Ukrainën.

Kievi i sheh marrëveshjet si angazhime të partnerëve përpara se të arrijë qëllimin e tij për t'u bërë anëtare e NATO-s. Fredericksen u takua me Zelensky në Lviv, Ukrainën perëndimore, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit rus të vendit.

Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion