Qirinj dhe lule në vendin ku u vra Grei Bihuci, flasin me lot në sy kolegët: Ishte vëllai ynë

Qirinj dhe lule janë vendosur në vendin ku u qëllua për vdekje me thikë, 19-vjeçari Grei Bihuci paraditen e djeshme (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit.
Kolegët e viktimës, i cili punonte në një lokal në Fier, kanë marshuar drejt vendit ku u vra i riu dhe kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së tij.
“Ishte i dashur me me të gjithë ne, nuk ishte vetëm kolegu ynë, ishte vëllai ynë. Dinte vetëm të thërriste motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah, më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për nënën e tij, për motrat e tij”, u shpreh me lot në sy kolegia e tij.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar 19-vjeçarin që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm.
Vrasja në Fier, dy kushërinjtë goditën me thikë Grei Bihucin dhe shokun që shkoi për t’i ndarë

Katër të rinj janë përfshirë në sherrin që rezultoi tragjik për të riun Grei Bihuci, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë.
Dyshohet se autorët e krimit të rëndë janë dy kushërinjtë, Florjan Muka dhe Klajdi Muka (djem xhaxhallarësh).
Ata kanë goditur me thikë 19-vjeçarin, i cili humbi jetën rrugën në spital, pasi nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe plagosën shokun e viktimës, 20-vjeçarin Olti Serjanaj, që hyri për të shuar konfliktin.
18-vjeçari Florjan Muka u arrestua në vendngjarje ditën e djeshme (11 mars) pas krimit të rëndë, ndërsa kushëriri i tij, Klajdi Muka, 17-vjeç u arrestua ditën e sotme.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.
Fier/ Vranë Grei Bihucin pas sherrit në rrjetet sociale, arrestohet dhe autori i dytë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari, Grei Bihuci policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të krimit.
Në pranga kanë rënë Florjan Muka 18 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin si dhe një person tjetër 17 vjeç me iniciale, K.M.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes."
Vrasja në Fier për një “like” në rrjetet sociale, familja e Grei Bihucit hap dyert e mortit

19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka përcilët sot për në banesën e fundit.
Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.
Grei u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike.
Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.
U vra për një “like” në Facebook, flet shefi i 19-vjeçarit: Grei u gjend në vendin e gabuar

Tronditëse ka qenë ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në Fier ku ka mbetur i vdekur 19-vjecari Grei Bihuci, i qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florian Muka.
Menaxheri i pastiçerisë punonte Bihuci, Romeo Dervishi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ku u shpreh se 19-vjeçari prej 2 vitesh ishte në gjendje pune.
Ai theksoi se të riun e njihte më përpara, pasi ky i fundit ishte në marrëdhënie dhe me futbollin.
“Grei ka që dy vite që është në marrëdhënie pune. Grein e njihja dhe më përpara, e njihja dhe me marrëdhënie me futbollin. Nuk e prisja që ai të futej në konflikt të tillë, besoj se ka qenë pre e atij momenti. Ka qenë në momentin e gabuar. Personin tjetër nuk e njihja. Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar”-tha ai.


