SPAK do të hetojë "21 janarin", Gjykata e Lartë pranon kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës

Aktualitet

SPAK do të hetojë "21 janarin",  Gjykata e Lartë pranon

Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.

Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij krimi shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha.

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal.

Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryeministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

Dosja “21 janari”/ Gjyqtari Binaj ngre tonet me përfaqësuesin e SPAK: Mund ta hetojnë disa Prokurori

SPAK do të hetojë "21 janarin",  Gjykata e Lartë pranon

Detaje të reja janë zbardhur në seancën për “21 janarin” që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Debati i plotë.

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Shehu: Kemi kërkur informacion nga prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e prokurorisë së posaçme.

Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues , a keni përgjegjësi?!

Shehu; S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Gjyqtari i Lartë Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që oalët të shkojnë ats ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet

Gjyqtari Binaj: jepi përgjigjje. Kallzimi vjen dhe rregjistrrohet.

Shehu: Ky disponim i prokurprisë është vlerëszar edhe nga gjykata

Sokol Binaj: Është kjo shkresë

Shehu: Ky kallzim nuk është regjustruar. Ai kallzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër

Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një cështje penale të hetojnë disa prokurori, një dy tre katër pesë

Gjyqtari Binaj: por mbi bazën e rregjistrimit pebal dhe jo me shkresa dërgo shkresa sa andej këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori i Spak Alfred Shehu: I qëndrojmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu dy vendine i shkallës së parë dhe apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

SPAK s’pranon të hetojë “21 janarin”, prokurori: Të lihet në fuqi vendimi i Apelit, s’ka autorë

SPAK do të hetojë "21 janarin",  Gjykata e Lartë pranon

Detaje të reja janë zbardhur në seancën për “21 janarin” që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës u shpreh se ngjarja nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë në kompetencë të SPAK

“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të pabazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posaçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi.

Per shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm.

Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK”, tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës.

“Shkresa e spak për dergimin e akteve në prokurorinë e tiranës eshte e pa ankimueshme. Vendimet e shkalles së parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen ne fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e Lartë mos pranimin e rekursit.”

Gjykata e Lartë vendos sot për “21” janarin”, avokati i familjes Nika: Kallëzimet, në kompetencë të SPAK

SPAK do të hetojë "21 janarin",  Gjykata e Lartë pranon

Gjykata e Lartë po shqyrton sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK. Kjo çështje po gjykohet në gjykatën e lartë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Avokati i Rajmonda Nikës, Idajet Beqiri tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kompetencë të SPAK

“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj qe kjo çështje të këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra proceduriale që nuk bazohen në kodin e provedurës penale. I kemi me shkrim janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhur.

Kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK dhe jo të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm.  Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbirmër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata.

Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kopetencash, mos fillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK.

Spak ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellëse që po dolën gjatë hetimit tek e Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë tek Gjykata e Strasburgut thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e kryen gardisti”, tha Idajet Beqiri, avokati i Rajmonda Nikës.

 

ME TE LEXUARAT