Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 56-të të protestës kundër Ramës

Aktualitet

Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, teksa protesta kundër Edi Ramës mbush ditën e saj të 56-të.

Kërkesa kryesore e të pranishmëve mbetet e pandryshuar: largimi i menjëhershëm i kryeministrit nga detyra.

Më herët, aktivistët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën deklaratave të kreut të qeverisë, i cili paraqiti platformën “Besa” gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke kërkuar atë që ai e quajti një marrëdhënie të re me qytetarët.

Protestuesit e refuzuan këtë mesazh dhe theksuan se qeveria, sipas bindjes së tyre, e ka humbur tashmë besimin e popullit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion