“Rama bën propagandë”- I riu nga sheshi i protestës: I filmova dhe kam prova, Policia i dhunoi qytetarët!

Një i ri tha nga sheshi i protestës në ditën e 56-të të saj se fjalimi i kryeministrit Edi Rama dje me grupin e PS dhe Qeverinë nuk ishte asgjë tjetër veçse një propagandë.
Po i tillë sipas tij ishte edhe takimi në Shkodër, duke mashtruar sikur shkoi në Theth.
“E pashë Ramën se shkoi në Theth, por nuk ishte në Theth, ishte në Shkodër, buzë një lumi atje, ishte propagandë dhe mashtrim”, tha ai.
Më tej denoncoi edhe dhunën e Policisë gjatë protestës të së enjtes, ku deklaroi se kishte filmuar dhe fotografuar. Ai tha se kishte ardhur nga Londra ku është me dokumente, posaçërisht për protestën.
“I kam kapur, i kam filmuar, ku i kanë dhunuar të rinjtë në protestë, mua s’më prekën se kam kartë britanike, atë që kishte pasaportë shqiptare e rrahën, e shikon se çfarë bëhet. I kam provat, i kam filmuar”, tha ai mes të tjerash.

Kurse një qytetare denoncoi mungesën e ujit dhe mosrespektimin e ligjit.
“Kjo është një protestë e bukur, njerëz të këndshëm, janë në harmoni me njëri-tjetrin, të bashkuar. Në Shqipëria nuk shkon asgjë. Një vit kam qenë pa ujë unë.
Eksperienca ime në atë spital, në ato kushte që ishte spitali, dua që Rama të rrëzohet, vij në marshim për natë dhe dua të themi sonte mbaroi dhe jo nesër më shumë.
Ka njerëz që vijnë me prish protestën këtu, edhe kunati, ka ardhur disa herë, unë jam e mbrojtur nga shteti, lutem për popullin shqiptar, për një flamur, lutem për bashkimin e kombit shqiptar. Edhe motrën ma ka kërcënuar direkt”, tha ajo.


