Shpërthim me tritol në banesën në Lushnjë, detajet e para

Aktualitet

Shpërthim me tritol në banesën në Lushnjë, detajet e

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (11 mars) në qytetin e Lushnjes. Siç bën me dije Policia, një sasi tritoli është hedhur dhe ka shpërthyer te dera e garazhdit në një banesë private.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, raportojnë blutë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion