U vra nga vëllai, 58-vjeçarja erdhi për pushime nga Gjermania, autori probleme me bixhozin

Aktualitet

U vra nga vëllai, 58-vjeçarja erdhi për pushime nga Gjermania,

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë me datë 4 qershor. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë në Shkodër është zbuluar nga telefonata në sallën operativë të policisë, e cila pas kontrollit e ka gjetur 58-vjeçaren të vrarë me silenciator në dhomën e saj të gjumit.

Vukaj kishte 25 vite që jetonte në Gjermani dhe vazhdimisht e ndihmonte të vëllanë i cili kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin.

Pas kthimit nga Gjermania ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Ajo ka marrë një grua për të pastruar dhe sistemuar banesën në Shkodër. Kjo e fundit e ka telefonuar për disa herë gjatë të shtunës dhe të dielës por 58-vjeçarja nuk është përgjigjur. Më pas zonja ka komunikuar me një mikeshë të viktimës dhe më pas në orën 22:30 të së dielës ka telefonuar sallën operative.

Diana Vukaj është gjetur e vrarë në banesë ndërsa i vëllai është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë me silenciator e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion