U tha se u rrëmbyen në Gjermani, nëna shqiptare dhe djali i saj gjenden në Kosovë

Aktualitet

U tha se u rrëmbyen në Gjermani, nëna shqiptare dhe djali i saj

Është gjetur 34-vjeçarja dhe djali i saj 3-vjeçar, që rreth 5 ditë më parë u raportua se ishte rrëmbyer nga një makinë në Gjermani.

Mediat kosovare bëjnë me dije se nëna dhe djali janë gjetur në Kosovë. Ka qenë vetë 34-vjeçarja që ka telefonuar policinë duke thënë se ishte në Kosovë dhe se po qëndronte vullnetarisht tek një i afërmi i saj.

Edhe pse policia ka marrë një telefonatë nga vetë gruaja, ata sërish po hetojnë pasi nuk dihet saktësisht vendodhja e saj. Kujtojmë që pak ditë më parë u raportua se Nasibe.K 34 vjeç dhe djali i saj, Ben 3-vjeç, u rrëmbyen nga një “audi” i bardhë.

Fillimisht kishte dyshime se ajo dhe djali i saj janë rrëmbyer nga ish bashkëshorti i 34-vjeçares. Ka qenë një kalimtar që pa ngjarjen dhe më pas telefonoi policinë. Ish burri i Nasibes është një person i dhunshëm. Sakaq, policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion