U përfshi në planin për eliminimin e Hamza Terziut, GJKKO merr vendimin për Edison Muçekun

Aktualitet

U përfshi në planin për eliminimin e Hamza Terziut, GJKKO merr

Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masës “arrest në burg” për Edison Muçekun, i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë.

Në sallën e gjyqit, Edison Muceku ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar akuzat. Ai u u ekstradua pak ditë më parë nga Mbretëria e Bashkuar, ku u arrestua në janar të këtij viti.

Ndaj 34-vjeçarit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Emri i Edison Mucekut ishte pjesë e listës së megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion