U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar.

Sipas mediave greke, 55-vjeçari kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan.

Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi në një mini-market ku punonte dhe e goditi disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.

E plagosura u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinos, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavala-s, dhe për shkak të plagëve të marra, u transferua në spitalin AHEPA në Selanik.

Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion