Shtetësia e fëmijëve që lindin në SHBA, Gjykata Supreme pranon apelimin e Trump kundër bllokimit të urdhrit të tij

Bota

Shtetësia e fëmijëve që lindin në SHBA, Gjykata Supreme

Gjykata Supreme amerikane vendosi të pranojë një apelim të administratës së Donald trump për çështjen e përfitimit të shtetësisë së fëmijëve që lindin në SHBA.

Gjyqtarët morën në konsideratë apelimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë kundër një vendimi të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të Trump. 

Presidenti u kërkoi agjencive amerikane të mos e njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prind nuk është shtetas amerikan ose banor i përhershëm ligjor, apo mbajtës i “Green Card”. 

Më herët gjykata u shpreh se politika e Trump shkel Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, por kjo u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Tema ka qenë mjaft e debatuar në SHBA. Administrata synon që nëpërmjet anullimit të dhënies së shtetësisë për çdo fëmijë që lind në SHBA të frenojë emigracionin, ndërsa hapi i hedhur nga Presidenti amerikan mund të ndryshojë mënyrën se si është kuptuar prej kohësh një dispozitë kushtetuese e shekullit të 19-të/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion