U kapën me një shumë lekësh dhe fleta votimi në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Maqellarë!

Aktualitet

U kapën me një shumë lekësh dhe fleta votimi në

Denis Xholi, drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë dhe Adnan Xholi, i afërm i tij, janë arrestuar nga policia një ditë më parë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Këto dy shtetas rreth orës 14 të një dite më parë në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin, policia sekuestroi një shumë lekësh, modele për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Po ashtu policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi - Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion