‘Do e pësojnë si ai i Elbasanit’, Yuri Kim për deklaratën e Mziut: Dhuna në Elbasan s’duhet të përsëritet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për deklaratën e Xhelal Mziut i cili tha se do ta pësojnë si i Elbasanit të gjithë ata që janë të dyshuar për blerje votash.
Duke vlerësuar ndjesën e tij ajo theksoi se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet dhe ditët e grupeve të armatosura me logo partie i përkasin të shkuarës së shëmtuar.
“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë logon e ndonjë partie politike dhe "patrullojnë" rrugët i përkasin të kaluarës - një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.
(2/2) Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën ose tjetrën palë, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta udhëheqin këtë rrugë të shqipërisë nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mire”, shtoi ajo.

