U kap ‘mat’ duke i shitur kanabis të miturit pranë gjimnazit, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

U kap ‘mat’ duke i shitur kanabis të miturit pranë

Një 53-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi i shiti doza kanabisi një të mituri.

Shtetasi me iniciale B.Ç., u kap në flagrancë në afërsi të shkollës, në rrugën “Ymer Kurti”.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, afër shkollave.

U kap në flagrancë duke i shitur doza kanabisi një shtetasi të mitur, vihet në pranga 53-vjeçari.

Vihet në hetim shtetasi i mitur.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se 1 shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle të mesme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”, për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në afërsi të shkollës, në rrugën “Ymer Kurti”, shtetasin B. Ç., duke i shitur doza kanabisi, një 15-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi B. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shtetas i mitur u vu në hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion