Gjyqi për vrasjen makabre të Ilaria Sulës, ish- i dashuri përballet me prindërit e vajzës shqiptare: Ajo s’e meritonte atë fund!

Aktualitet

Gjyqi për vrasjen makabre të Ilaria Sulës, ish- i dashuri

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Romës ka nisur sot gjyqi ndaj Mark Antony Samson, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula, mbrëmjen e 25-26 marsit.

I pandehuri ishte i pranishëm në sallë, i mbyllur në kafazin prej hekuri, pa asnjë shprehje emocioni dhe pa kontakt me prindërit e viktimës, që ndiqnin procesin nga rreshti i parë, të veshur me bluza ku shkruhej “Drejtësi për Ilarian”.


Prokuroria kërkoi gjykim të menjëhershëm për Samsonin, ndërsa prindërit e vajzës u shprehën se duan vetëm drejtësi:

“Ajo nuk e meritonte këtë fund. Nuk e kemi dëgjuar zërin e saj prej shtatë muajsh. Na ka marrë gjithçka nga zemra. Për ne, ai thjesht nuk ekziston,” – thanë ata pas seancës.

Avokati i familjes, Francesco Sforza, vlerësoi qëndrimin e tyre si një akt guximi. “Të jesh vetëm pak metra larg njeriut që i mori jetën vajzës së tyre, tregon dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme.”, tha ai.

Sipas hetimeve, Ilaria kishte shkuar në apartamentin e ish-të dashurit të saj në Via Homs për të marrë sendet personale. Aty, pasi kishte fjetur një natë, u qëllua për vdekje me tre goditje thike në qafë. Trupi i saj u fut në një valixhe dhe u hodh nga një shkëmb në zonën e Capranica Prenestina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion