Nën hetim 30-vjeçarja në Lezhë! Denoncimi i ish-bashkëshortit: Braktisi fëmijët e mitur dhe iku jashtë shtetit
Lajmifundit
/
27 Mars 2026, 13:27
Aktualitet

Një 30-vjeçare është proceduar penalisht në Lezhë pasi u kallëzua nga ish-bashkëshorti i saj, se kishte braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe ishte larguar jashtë vendit.
Njoftimi:
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.


