Revolta kundër qeverisë/ Marshimi drejt Kryeministrisë, jehon thirrja: “Arresto Ramën, arresto Ballukun!”

Pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nisën marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku zhvillohet prej 79 ditësh protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.
Teksa ecin, ata bëjnë thirrje në kor për largimin e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.
Po ashtu, protestuesit bëjnë thirrje edhe për arrestimin e ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, e cila tashmë po përballet me drejtësinë dhe është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK.
“Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet që ata përsërisin.
Ata shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.
Kujtojmë se diaspora shqiptare ishte e pranishme në protestat e mbajtura më 14, 15 dhe 16 gusht.


