Reshjet e borës në Gjirokastër, borëpastrueset ndërhyjnë në rrugët kombëtare
Lajmifundit
/
27 Mars 2026, 13:10
Aktualitet

Ditën e sotme zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë rikthyer në këtë fillmpranvere.
Në disa rrugë kombëtare është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për largimin e dëborës si dhe hedhjen e kripës në rrugët kombëtare Erind–Çajup, si dhe në Qafën e Skërficës (Kardhiq-Delvinë).
Punimet synojnë garantimin e qarkullimit të sigurt dhe normal për të gjithë përdoruesit e rrugës.


