U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi

Aktualitet

U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti

Ish deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë.


Avokati i Xhafës u shpreh para Apelit të Posaçëm se, në pamundësinë financiare që gjendet klienti i tij, gjykata duhet ta zhbëjë këtë dënim dhe të japë një dënim tjetër, atë me kusht.

Xhafa u hetua nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi për shkak të një aksidenti që ai ka shkaktuar në Elbasan në gjendje të dehur, një ngjarje për të cilën prokurori kërkoi dënimin e deputetit me 6 muaj burg.

Pas dënimit me gjobë gjatë muajit qershor, Xhafa e apeloi vendimin. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme Gjykata e Apelit e shtyu vendimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion