U gjet i vrarë në Durrës, viktima la pas një djalë, një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Aktualitet

U gjet i vrarë në Durrës, viktima la pas një djalë,

I dhunuar dhe me plagë të shumta në trup, kështu u gjet viktima në Durrës mbrëmjen e djeshme, teksa burimet thonë se një person i dyshuar për krimin është dorëzuar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 51-vjeçarit.

Policia dhe Prokuroria në Durrës po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 12 të qytetit.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Përgjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, një grup i posaçëm hetimor ka kryer dhe po kryen veprime të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve, do të jepet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje, ndërsa një nga pistat e deritanishme është ajo e një krimi pasioni./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion