U gjet i shkrumbuar dhe i lidhur me pranga/ Viktima në Greqi është shqiptari që punonte në ndërtim?

Aktualitet

U gjet i shkrumbuar dhe i lidhur me pranga/ Viktima në Greqi

Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, në Skourta, Greqi, ende nuk është zbuluar.

Makina u gjet në një vend të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.

Shqiptari u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat. Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.

Makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara. Mediat greke raportojnë se trupi i karbonizuar ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa duart i kishte me pranga.

Zgjedhja e vendit, prangosja e viktimës dhe më pas djegia e automjetit, ka nxitur dyshimet se është një ngjarje e mirëorganizuar kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion