U ekzekutua së bashku me të birin, 57-vjeçari dikur pjesë e policisë shqiptare

Aktualitet

U ekzekutua së bashku me të birin, 57-vjeçari dikur pjesë

Detaje të reja dalin në pah nga vrasja e 57-vjeçarit, Gjokë Gurra dhe djalit të tij Eduart në Dukagjin. Mësohet se Gjokë ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.


Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin, punë të cilën e bënin prej 15 vitesh.


Babë e bir kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur, teksa disa persona ta armatosur i qëlluan me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion