Dosja “Sterilizimi”, Beqaj pëson tjetër goditje në gjykatë, rrëzohen 22 kërkesat e tij

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”, Beqaj pëson tjetër goditje në
Gjykata e Posaçme refuzoi 22 kërkesa paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së të martës së dosjes “Sterilizimi”. Çështja lidhet me procedurën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në sistemin shëndetësor.

Mes kërkesave të refuzuara ishte edhe ajo për pushim të çështjes dhe pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes, përfshi kërkesën për gjykim dhe akt-ekspertime.

Ndërkohë gjykata nuk u shpreh për një kërkesë të mëhershme të Beqajt për dërgim të çështjes për kontroll në Kushtetuese, për të cilën do të shprehet në seancat e ardhshme.

Seanca e radhës u shty për më 2 dhjetor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të njihet me vendimin e ndërmjetëm dhe për të vlerësuar nëse kanë kërkesa të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion