U dënuan për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

Aktualitet

U dënuan për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre. Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Santiago Malko u ekzekutua në 2019 nga klani kriminal Duka, kreu i të cilit Leonard Duka është duke u gjykuar në një proces të ndarë. Si ekzekutor në ngjarje sipas SPAK ka vepruar Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Malko u vra për shkak të përplasjes mes klanit Duka dhe Ervis Martinajt, ky i fundit i zhdukur pa gjurmë prej 2022. Ish-polici Malko ishte një nga njerëzit më të besuar të Martinajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion