Gruaja u gjet e vdekur në shtrat, arrestohet shqiptari pasi u arratis! Ishte i plagosur, ndërsa mjeti i tij… Çfarë dyshohet

Aktualitet

Gruaja u gjet e vdekur në shtrat, arrestohet shqiptari pasi u arratis!

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, ngjarje që ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), është arrestuar.

Ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica (Macerata). Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe Nazif Muslija u transportua në spital.

Makina e 50-vjeçarit, në kërkim për vrasje të rëndë me dashje, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej shqiptari.

Dyshohet se shqiptari ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në zonë e vuri re dhe i dha ndihmën e parë, para se të lajmëronte autoritetet.

Gruaja u gjetur e vdekur në shtratin e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks. Oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi ku raportohet se kishte gjurmë gjaku dhe do t’i nënshtrohet analizës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion