Seanca maratonë 14 orë! Ja projektligjet që u miratuan në Kuvend!

Politikë

Seanca maratonë 14 orë! Ja projektligjet që u miratuan në

Në përfundim të seancës maratonë prej 14 orësh, Kuvendi miratoi një sërë projekt-ligjes, ditën e djeshme. Shumica kaluan vetë me votat e mazhorancës, teksa për disa të tjerë opozita dha miriatimin me kartonin jeshil.

Mes vendimeve të miratuara ishin edhe ndryshimet në projektligjin ‘Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian’”, i cili gjatë diskutimeve solli përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Në ligj parashikohet bashkëdrejtimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit mes PD-së dhe PS-së, ndërkohë që demokratët kërkojnë vazhdimin e udhëheqjes ekskluzive të tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se është hera e parë që një ndryshim i tillë vjen në Kuvend, pa u konsultuar me opozitën.

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”. / 79 vota PRO, 21 vota ABSTENIM, miratohet


Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”. / 100 vota PRO, miratohet

Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”./ 102 vota PRO, miratohet


Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”./ 100 vota PRO, miratohet


Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””./ 79 vota PRO, 21 KUNDËR, miratohet


Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”./ 79 vota PRO, miratohet


Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë””./ 79 vota PRO, miratohet


Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”./ 79 vota PRO, 22 vota KUNDËR, miratohet


Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”./ 79 vota PRO, 22 vota KUNDËR, miratohet


Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./ 78 vota PRO, 23 vota KUNDËR, miratohet


Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”./ 79 vota PRO, 24 vota KUNDËR, miratohet


Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.3.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”./ 79 vota PRO, 23 vota KUNDËR, miratohet


Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”./ 101 vota PRO, miratohet


Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”./ 78 vota pro, 22 KUNDËR, Adela Xhemali zgjidhet Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare


Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”./ 79 vota PRO, 1 votë ABSTENIM, 4 vota KUNDËR, Lefterie Lleshi Luzi zgjidhet Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil


Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”/ 100 vota PRO, miratohet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion