Rusia dërgon armët e para bërthamore në Bjellorusi, Ukraina i tregon dhëmbët

Bota

Rusia dërgon armët e para bërthamore në Bjellorusi, Ukraina

Rusia po dërgon armë bërthamore në Bjellorusi. Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, firmosi një pakt me homologun nga Minsku, Viktor Khrenin, lidhur me këtë zhvillim.

Marrëveshja përshkruan procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore ruse në një strukturë të veçantë magazinimi në territorin bjellorus.

Siç vuri në dukje Shoigu, masat e zbatuara nga Rusia dhe Bjellorusia “respektojnë të gjitha detyrimet ekzistuese ligjore ndërkombëtare” dhe u miratuan në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s në rajon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në fushën e betejës në Ukrainë, Moska po humbet një aset tepër të rëndësishëm.

“Po tërhiqemi nga Bakhmuti. Është ora 5:00 e datës 25 maj. Përpara 1 qershorit, shumica e njësive do të jenë zhvendosur për në kampet anësore. Po transferojmë pozicionet dhe municionet ndaj ushtrisë, po dorëzojmë gjithçka, përfshirë dhe racionet ushqimore ushtarake.”

Nga ana tjetër, Ukraina nuk fshihet më dhe e bën zyrtarisht Presidentin rus, Vladimir Putin, një shënjestër për ta eliminuar. Këtë e konfirmon zëvendës shefi I shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky.

“Prioriteti ynë është që të shkatërrojmë komandantin e njësisë që urdhëroi burrat e tij të sulmonin Ukrainën”, u shpreh numri dy i shërbimeve sekrete ukrainase duke kërcënuar me shkatërrimin e portit të Mariupolit, të kthyer në qendër logjistike për ushtrinë e Moskës.

Sakaq, agjencitë e inteligjencës amerikane mendojnë se pas sulmit me dronë në Kremlin tre javë më parë qëndrojnë shërbimet sekrete ukrainase. Kështu raporton New York Times, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë me saktësi se cila njësi e ka kryer sulmin.

Ndërkohë, Shërbimet Sekrete të Moskës, njoftuan se sabotatorët ukrainas kanë vënë në shënjestër dy centrale bërthamore të Rusisë, duke hedhur në erë një kullë transmetimi në centralin e Leningradit. Agjentët e Putinit thuhet se kanë arrestuar disa persona lidhur me këtë zhvillim.

 

ME TE LEXUARAT