U arrestuan për vrasjen e Renis Dobrës/ Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka, tensione në sallën e gjyqit

Aktualitet

U arrestuan për vrasjen e Renis Dobrës/ Gjykata lë në burg

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndaj dy të dyshuarve ( të cilët u arrestuan dje) u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.


Sipas burimeve nga gjykata, seanca nuk ka kaluar pa tensione.

Mësohet se gjatë shqyrtimit të masës, ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes të akuzuarve dhe trupit gjykues.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin Fatjon Bushgjokaj dhe me shtetasin Petrit Çakrri 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin Renis Dobra 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.

 

ME TE LEXUARAT