Turistja spanjolle rrëzohet dhe plagoset në kokë duke notuar në Himarë! Policia jep detaje

Aktualitet

Turistja spanjolle rrëzohet dhe plagoset në kokë duke notuar

Një turiste në zonën e plazhit të Filikurit u rrëzua dhe si pasojë mori dëmtime në kokë. Ishte pikërisht Policia e Himarës dhe pushuesit e rastësishëm që i erdhën në ndihmë spanjolles që kishte kërkuar ndihmë.

Ata bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas e dërguan me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve

“Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit.

Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.

Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Himarës falënderon pushuesit që u solidarizuan me rastin dhe ofruan ndihmën e tyre, si dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe vizitori”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion