“Tregu u dogj aksidentalisht”, del ekspertiza zyrtare/ Zjarrfikësit: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

Aktualitet

“Tregu u dogj aksidentalisht”, del ekspertiza zyrtare/

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri.

Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lënë detyra, mosplotësimi i të cilave solli pasoja.

“Nuk i plotësonte kriteret të ishte një treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikësi Arben Cara.

Operacioni i fikjes së këtij zjarri të madh ishte një sfidë e vështirë për shkak të strukturës së objektit, por edhe të rrezikshmërisë që paraqisnin dyqanet që tregtonin gaz dhe parfume.

“Çatia ishte e njëjta dhe zjarri përhapej shpejt. Kishte rrezik për shpërthim sepse kishte dyqan me bombola dhe parfume që rrezikonin jetën e zjarrfikësve dhe njerëzve përreth”, shton Cara.

Për të shmangur situata të përmasave të tilla, sipas zjarrfikësit, bizneset duhet të kenë parasysh disa këshilla: “Të fikin energjinë elektrike kur mbyllin biznesin. Të bëjnë instalime elektrike cilësore. Kujdes nga cigarja”.

Për shkrumbimin e mbi 50 bizneseve me një dëm të konsiderueshëm monetar, policia dhe prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim, ku nga të dhënat e deri tanishme ngjarja po trajtohet si aksidentale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion