Dembele i vendos kusht PSG-së, kërkon 60 milionë euro në sezon ose largimin

Sport

Dembele i vendos kusht PSG-së, kërkon 60 milionë euro në

PSG e mbylli vitin 2025 në mënyrë perfekte me disa trofe të fituar, teksa me të njëjtin marsh u paraqit edhe në janar, ku triumfoi në finalen e Superkupës së Francës. Gjithçka duket se po shkon mirë për ekipin e udhëhequr nga një strateg si Luis Enrique, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer, ku mbi të gjitha rilindi një futbollist si Ousmane Dembele, i njohur mbi të gjitha për karakterin e tij të vështirë. Këtë gjë e ka shfaqur sërish, ku edhe pse ka fituar gjithçka brenda 12 muajve të fundit, ka ende pakënaqësi.

Sulmuesi ka hezituar të rinovojë kontratën e tij, duke vendosur kushte ndaj drejtuesve, të cilat duket se nuk do të sjellin asgjë. Kjo për faktin se Dembele ka kërkuar një pagë prej 60 milionë eurosh në sezon; aktualisht merr 18 milionë, por presidenca e parizienëve ka gati 30 milionë në vit. Kjo nuk e kënaq aspak numrin 10 të Parisit, i cili ka pohuar se nuk do të negociojë për një vlerë më të ulët se 60 milionë euro.

Në këtë pikë, largimi është i mundur, por asnjë skuadër tjetër në Evropë nuk mund të paguajë aq shumë një futbollist, edhe pse ai mund të jetë Topi i Artë. E vetmja që mund të ofrojë diçka të tillë është Arabia Saudite, duke u kthyer kështu, pse jo, në një destinacion për Dembele.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion