Do shisnin armë në Tiranë, kush janë 5 të arrestuarit, mes tyre dhe një police

Këta janë pesë të rinjtë e arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh.
Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë.
Menjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.
5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete.
Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.
Konkretisht Denisa Halilaj dhe Denos Hasaj udhëtonin me një makinë tip “Golf” dhe bënin kqyrjen e rrugës.,
Ndërsa në “BMW” ku u gjetën 9 armë ndodheshin Mirjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasa.
Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë.
Arsenal armësh nga Shkodra në Tiranë, 5 në pranga, cfarë roli kishte policja e Burgjeve

Zbardhen detaje të reja janë zbardhur nga rasti i trafikut të armëve nga Shkodra drejt Tiranës, ku u arrestuan 5 persona, mes tyre edhe efektivja e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe.
Ish-efektivja me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMW” ku ndodheshin 4 të arrestuarit e tjerë për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.

Për pasojë, edhe automjeti me të cilin qarkullonte efektivja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Operacioni
Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti”, ku ata trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë.
Denisa Halilaj është efektive e Policisë se Burgjeve, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh dhe këta persona janë mbajtur në vëzhgim.
"Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.
Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, 22 vjeç,Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Denisa Halilaj 22 vjeçe, Mirjan Hasaj 26 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."


