Tre ditë nuk kishte kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë, dyshohet se…

Aktualitet

Tre ditë nuk kishte kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës ku ka rezultuar e moshuara e pajetë.

Nga kqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion