Ndërtim i paligjshëm në plazhin e Sarandës, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja

Aktualitet

Ndërtim i paligjshëm në plazhin e Sarandës, arrestohen 8

Policia e Sarandë ka goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në zonën bregdetare, duke arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe duke shpallur në kërkim një grua, për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në lagjen nr. 1 të Sarandës, u konstatua se në një objekt të përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre të ndërtuara edhe në ujë, po kryheshin punime pa leje në një hapësirë plazhi.

Në pranga ranë:

K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;
B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë;
E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;
O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë;
E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;
Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Ndërkohë, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja A.B., e cila posedon hapësirën e plazhit dhe dyshohet se kishte porositur kryerjen e punimeve.

Pas veprimeve procedurale, Policia njoftoi strukturat e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kanë nisur prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion