Tragjike në Tiranë, 20-vjeçarin e zë korenti në lavazhin e të vëllait, ndërron jetë në spital

Aktualitet

Tragjike në Tiranë, 20-vjeçarin e zë korenti në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar me iniciale A.M. I riu ka rënë kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po punonte në lavazhin e të vëllait dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion