Tragjike në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga çatia (Emri+Foto)

Aktualitet

Tragjike në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga

Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.

Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit për të zbuluar nëse viktima punonte në vendin ku u gjet pa jetë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit.

Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion