Trageti u shkrumbua nga flakët në portin e Sarandës, pronarët: Dyshojmë se ishte e qëllimshme

Aktualitet

Trageti u shkrumbua nga flakët në portin e Sarandës,

Një traget i linjës Sarandë-Korfuz u përfshi sot nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pasi shuarjes së zjarrit, është konstatuar se dëmi i shkaktuar nga flakët përllogaritet në vlerën mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion