Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dërgon tetë persona në gjyq

Aktualitet

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve T. Sh., G Ll., E.M. dhe A. M., të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe shtetasve E.Th. M.K. B.K. dhe V.O., për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, Prokuroria Tiranë dërgoi në gjyq 8 persona. Tre prej të cilëve, shtetas kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të cilët me kërkesën e prokurorisë u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht:

– 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;

– 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;

– 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë për pesë shtetasit e tjerë, çështja u dërgua në gjyq për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin V.O. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal  parashikuar nga neni 278/a/2 te K.Penal

Hetimet mbi procedimin penal nr.1167/1 të vitit 2024, nisën pas sinjalizimeve se shtetasit B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë ‘Zoraki’ me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë. Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.

Veprimet hetimore, të shoqëruara edhe me përgjimet ambientale për blerjen e simuluar vërtetuan se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion