E rëndë në Shijak, gjendet i pajetë 61-vjeçari në banesën e tij, dyshimet e para...

Aktualitet

E rëndë në Shijak, gjendet i pajetë 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, pasi një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi me iniciale T.B., ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa nuk janë gjetur shenja dhune.

“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion