Tiranë-Sarandë për tri orë, fotot brenda tunelit që do të "shkurtojë rrugën"

Distanca rrugore mes Tiranes dhe Sarandes pritet te shkurtohet ne tri ore, te pakten sipas deklaratave zyrtare te drejtuesve te qeverise.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan punimet në tunelin e Skaficës, një projekt që do të bëjë që rruga nga Tirana në Saranda të realizohet për 3 orë, ndërsa do të afrojë edhe më shumë Gjirokastrën me qytetin bregdetar.

Tuneli është 1316 metra i gjatë, 11 metra i gjerë dhe 7 metra i lartë.

Ai do të ketë dy korsi, vajtje-ardhje, dhe për shkak se është vepër mbi 1 kilometër gjatësi, do të ketë edhe një tunel emergjence, rreth 67 metra të gjatë.

“Përfundimi i kontratës është 7 gusht 2021, por besoj se sezonin tjetër turistik tuneli do të jetë i gatshëm.
Nuk parashikojmë të kemi problematika të tjera”, i tha Balluku Ramës.



