“Vjehrri yt ka vjedhur gjë?”, qytetari përplaset me Malltezin para GJKKO: Ti dhe Berisha jeni lapangjozë

Aktualitet

“Vjehrri yt ka vjedhur gjë?”, qytetari përplaset me

Jamarbër Malltezi është përplasur këtë të hënë në hyrje të Gjykatës së Posaçme me një qytetar të moshuar, pak para nisjes së gjyqit për dosjen ‘Partizani’.

Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e BE në Tiranë dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, si të korruptuara, ndërsa sulmoi edhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë.


“120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet”, shkruhej në pankartën e Malltezit.

Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha.

Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?

Malltezi:  Kush?

Qytetari: Yt vjehërr 

Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjozët….

Qytetari:  Lapangjoz je ti dhe vjehrri jot, lëri këto përralla, llafosu me ndonjë tjetër jo me mua

Malltezi: Lapangjozë janë këta

ME TE LEXUARAT