Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit në Lushnjë

Aktualitet

Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në firmë ndërtimi,

Një ndërhyrje e shërbimeve të Policisë në Lushnjë parandaloi një vjedhje në një firmë ndërtimi gjatë natës. Dy vëllezër, G.C., 54 vjeç, dhe J.C., 40 vjeç, u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e firmës.

Patrulla e Përgjithshme ndërhyri menjëherë pas konstatimit të dyshimit për vjedhje në lagjen “18 Tetori”, duke arrestuar autorët e dyshuar. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/ Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës.

Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion